Saturday, May 23, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Eni Vasili ZGJIDHET drejtoreshë e RTSH-së!

Gazetarja dhe një ndër emrat më me peshë në ekranin shqiptar, Eni Vasili është zgjedhur drejtoresha e Radio Televizionit Shqiptar.

Vendimi është marrë këtë të premte nga bordi drejtues i RTSH-së, ku në garë ishin tre figura të njohura të ekraneve shqiptare, Eni Vasili, Xhoi Jakaj dhe Engjëll Musai. Vasili arriti që të zgjidhej me 7 vota pro si drejtoresha e Përgjithshme e Radio Televizionit Shqiptar, teksa siguruar kështu  3/5 e votave të nevojshme për të marrë këtë post.

Me një karrierë të gjatë në gazetari, Eni Vasili ka arritur që prej vitesh tanimë të ndërtojë themelet dhe të krijojë një profil të fortë profesional si një prej zërave më të fortë dhe me ndikim në median shqiptare. Gjatë këtyre viteve, ajo ka punuar dhe ka dhënë kontributin e saj në disa prej televizioneve kryesore në vend, duke udhëhequr kështu dhe qenë dëshmitare e debateve të forta politike para prozhektorëve dhe kamerave.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles