Artisti italian me famë botërore, Marco Lodola ka ndarë në rrjetet e tij sociale një ndër eksperiencat më mbreslënëse të disa viteve më parë teksa veprat e tij artistike u ekspozuan në Muzeun e Artit Modern, një evenimet i organizuar nga Julinda Dhame.
Një mbresë e madhe pasioni dhe përkushtimi që Dhame ka treguar për artin dhe promovimin kulturor, Marco Lodola shpreh mbështetjen e tij për kandidaten e Partisë Socialiste, e cila garon në Tiranë për zgjedhjet e 11 majit.
Artisti italian i referohet Julinda Dhames si një vlerë e shtuar e Shqipërisë për të gjithë ata që besojnë në fuqinë e bukurisë dhe krijimtarisë.
“Kam një kujtim shumë të këndshëm nga ekspozita e organizuar nga Julinda Dhame në Tiranë në Krishtlindje 2016, e bërë edhe më sugjestive nga instalacionet e mia monumentale të ngritura në qytet dhe nga veprat e @giovannafra7042 të ekspozuara në Muzeun e Artit Modern.
Më bëri shumë përshtypje pasioni i saj i vërtetë për artin dhe angazhimi i saj i vazhdueshëm për promovimin kulturor.
Shpresoj që me këto zgjedhje Julinda të bëhet pjesë e qeverisë, duke vazhduar të mbështesë artin dhe kulturën dhe t’u ofrojë mundësi të reja artistëve ndërkombëtarë. Do të ishte një vlerë e shtuar e madhe për Shqipërinë dhe për të gjithë ne që besojmë në fuqinë e bukurisë dhe krijimtarisë.”





