Sunday, May 24, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

“Mbaje mend çfarë do të bëj”, xhelozi dhe akuza të forta pas natës së Albës me Limin

Dita ka nisur me shumë tension në “Ferma VIP”, pas natës që Alba kaloi me Limin. Kjo ngjarje ka shkaktuar reagime të forta, veçanërisht nga Big Mama, e cila shpërtheu në ofendime ndaj Albës.

Situata ka bërë që aleancat dhe ndarjet mes banorëve të bëhen më të dukshme. Big Mama gjeti përkrahje te Kejsi, e cila gjithashtu sulmoi verbalisht Albën. Në anën tjetër, Alba u mbështet nga vajzat e tjera të fermës, Nur dhe Ester, duke krijuar një ndarje të qartë në grup.

Debatet mes vajzave u zhvilluan me tone të larta, madje edhe me kërcënime. Në një moment, Kejsi e akuzoi Nurin se “vdes për Limin”, gjë që e tensionoi më tej situatën. Nur reagoi duke përmendur fjalët që i kishte thënë nëna e saj gjatë një surprize në fermë, çka e çoi debatin në një pikë kritike.

Përplasja kulmoi me një tjetër debat të ashpër mes Esterit dhe Big Mamës, ku këngëtarja e akuzoi aktoren se flet pas shpine për të.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles