Mbrëmjen e djeshme në Fun Club ka qenë i ftuar analisti dhe gazetari Olti Curri i cili ka komentuar lojën e banorëve dhe konkretisht të finalistëve të këtij formati.
Në një moment, ai është shprehur publikisht se nuk e sheh aktorin Laert Vasili si fitues, pasi nuk ka bërë lojë i vetëm.
Curri: Gjasat që Laert Vasili të fitojë Big Brother, janë aq sa të jem unë balerin i parë në Teatrin e Operas dhe Baletit.
Sipas tij, e penalizon fakti që ka qenë “pak” violinë e dytë. Ndihma e tij më e madhe ka qenë pikërisht Rozana Radi.
Kjo deklaratë ka shkaktuar të qeshura në studio dhe momenti është bërë viral në rjet.





