Një zhvillim të papritur që ka habitur fansat, këngëtari i njohur Jozi ka vendosur të mbyllë llogarinë e tij në Instagram, vetëm pak ditë pasi një gjest i tij në publik mori vëmendje të madhe.
Jozi ka zgjedhur të tërhiqet nga rrjetet sociale, duke kërkuar pak qetësi dhe distancim nga vëmendja mediatike. Vendimi për të mbyllur Instagramin është parë si një hap i beftë, por ndoshta i nevojshëm për të, në këtë periudhë të trazuar.
Shuplaka që i dha Gjestit ndezi debatet dhe reagime të shumta në rrjete sociale e media, duke nxitur spekulime mbi arsyet e kësaj sjelljeje dhe pasojat që ajo mund të ketë pas vetes.
Pas kltij vendimi të Jozit për tu “zhdukur” nga rrjetet sociale, ende nuk dihet nëse kjo është një shkëputje e përkohshme apo një largim i përhershëm nga bota virtuale.





