Monday, May 25, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

3 këshilla për t’i bërë fustanet me lule të funksionojnë pa e tepruar

Ju e dini: sapo plakat të ikin do të dalë dielli dhe më në fund do të mund të vishni fustanet pranverorë. Do të hapni garderobën dhe do të shihni atë fustanin me lule, por si zakonisht diçka do ju pengon ta vishni. Ndoshta duket paksa i tepruar ose thjesht nuk jeni të sigurta se si ta bëni atë të funksionojë.

Por unë jam këtu për t’ju thënë se me kombinimin e duhur, të tillë fustane mund të bëhen një zgjedhje shumë e zgjuar.

Tre këshilla dhe ide se si të vishni fustanet me lule:

Përsosni paletën e ngjyrave

Lulet mjaftojnë, ndaj nuk ka nevojë të shtoni shumë ngjyra. Përpiquni që këpucët dhe veshjet e tjera t’i mbani në të njëjtën nuancë me fustanin, pasi lule dhe shumë ngjyra nuk është një ide e mirë.

Përshtateni fustanin me siluetën tuaj

Sekreti që një fustan të na rrijë mirë varet gjithmonë te silueta jonë, ndaj duhet që edhe këtë lloj fustani ta veshim në bazë të siluetës që kemi.

Përmbajuni aksesorëve të thjeshtë

Njësos si me ngjyrat edhe aksesorët nuk duhet të jenë të tepruar, pasi vëmendjen e vetme e meriton fustani. Në të kundërt do të krijohej një pamje aspak estetike dhe e këndshme për syrin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles