Monday, May 25, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Pas largimit të Donatellas, Prada mund të blejë Versacen

Shtëpia e famshme italiane e modës ‘Prada’ po shqyrton mundësinë të blejë konkurenten tjetër luksoze në këtë fushë, ‘Versacen’. Mediat italiane shkruajnë se përfaqësuesit e ‘Pradas’ kanë marrë kontakte prej disa kohësh me kompaninë me qendër në Nju Jork, Kapri Holldings. Vendimi pritet të bëhet i ditur të enjten, ndërsa përfaqësuesit e kompanisë që ka në pronësi Versacen do të shkojnë në Milano, javën që vjen.

Tarifat e reja për importin të vendosura nga presidenti amerikan Donald Tramp, siç kanë shkaktuar probleme me gjithë ekonominë botërore, kanë vështirësuar edhe këtë vendimmarrje.

Versace, u ble nga kompania Capri Holdings për 1.8 miliardë Euro në 2018, por kohët e fundit është përballur me humbje. Pas largimit të Donatella Versace vendin e saj e mori Dario Vitale i cili ka qenë drejtor dizajni dhe imazhi te Miu Miu.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles