Laert Vasili ishte banori që zbuloi për publikin linjën e tij të jetës.
Në rrëfimin e tij në Big Brother Vip Albania 4, aktori tregoi vështirësitë dhe se si ia doli të ngjitej në skenë.
Për herë të parë, Laerti zbuloi se kur ishte 9-vjeç është abuzuar seksualisht nga një komshi i tij, episod të cilin nuk ia tregoi as prindërve oficer policie, pasi kërcënohej me rrahje.





