Aktori i njohur Erand Sojli është rikthyer në ekranin shqiptar pas disa vitesh mungesë, këtë herë si pjesë e reality show-t “Ferma VIP”, ndërsa në jetën personale ka kaluar një ndryshim të madh — ndarjen nga bashkëshortja e tij, aktorja e humorit Rina Narazani.
Çifti, që dikur ishin të pandarë në skenë dhe në jetë, ishin ndër më të dashurit për publikun shqiptar, sidomos pas roleve të spikatura si “Thëllëza” dhe “Naqja” në emisionin “Portokalli”. Megjithatë, pas një periudhe të gjatë së bashku dhe me dy vajza nga martesa e tyre, duket se rrugët e tyre janë ndarë përfundimisht.
Erandi dhe Rina, pasi jetuan për pak kohë të ndarë mes SHBA-së dhe Shqipërisë, vendosën të provonin suksesin profesional edhe jashtë vendit. Por ndërsa karriera vijonte të ecte, raporti mes tyre mori një tjetër drejtim. Burime pranë çiftit bëjnë me dije se ndarja ka ndodhur prej kohësh, por është mbajtur diskrete, ndërsa vetë aktori nuk ka folur publikisht për këtë ndarje.
Në “Ferma VIP”, ku publiku po e sheh në një format krejt ndryshe, Luana Vjollca e ngacmoi aktorin që në natën e parë me pyetjen: “Ke ardhur me zemrën e zënë apo vetëm?” – një pyetje që Erandi e shmangu me humor, por që la të kuptohej se është tashmë single.
Në një intervistë të mëparshme, Erandi kishte shprehur publikisht dashurinë e madhe për bashkëshorten e tij, madje i kishte dedikuar edhe një këngë romantike – “Dance me to the end of love” të Leonard Cohen. Por sot, kjo histori dashurie ka marrë fund.
Aktori është rikthyer në Shqipëri, ndërsa Rina dhe vajzat e tyre vijojnë jetën në SHBA. Me shumë mundësi, gjatë qëndrimit të tij në “Ferma VIP”, Erandi do të flasë vetë për ndarjen, duke ndarë me publikun arsyet që e çuan në këtë vendim





