Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Anisa Veseli, ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram se ka kryer me sukses një operacion për skoliozën.
Ajo postoi një fotografi nga shtrati i spitalit, duke treguar se ndërhyrja kirurgjikale e vështirë ka përfunduar me sukses. Anisa e përshkroi këtë përvojë si një udhëtim të mbushur me sfida dhe vështirësi, por gjithashtu me besim dhe vendosmëri.






