Monday, May 25, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

“Armë zjarri dhe drogë në banesë”, vdekja tragjike e vëllait të Unikkatilit, çfarë dyshon policia

Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e djeshme në Prishtinë ku u gjet i pajetë në një banesë Mentor Palokaj, vëllai i reperit Viktor Palokaj, i njohur me emrin e artit si “Unikatili”.

Vdekja e tij u konstatua nga ekipi mjekësor në vendngjarje rreth orës 18:00, ndërsa nuk u dha asnjë informacion më tepër mbi shkakun e vdekjes.

Ditën e sotme policia ka zbardhur më shumë detaje lidhur me rastin e vdekjes së Mentor Palokajt.

Sipas Policisë, gjatë hetimeve në vendin e ngjarjes janë gjetur një armë zjarri dhe substancë e dyshuar narkotike. Kjo ka çuar në nisjen e hetimeve për armëmbajtje pa leje dhe posedim të narkotikëve.

“Prishtinë 02.03.2025, 17:30. Është raportuar se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku kujdestar. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri si dhe substancë e dyshuar narkotike. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, – thuhet në raportin policor.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles