Tuesday, May 26, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Gjendet i vdekur në banesë vëllai i Unikatilit

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Prishtinë këtë të diel, ku vëllai i Unikatilit është gjetur i pajetë. Sipas asaj që mediat vendase raportuan paraprakisht, në lagjen Arbëria në Prishtinë, në banesën e tij u gjet i pajetë vëllai i reperit shqiptar, Mentor Palokaj.

Lidhur me këtë ngjarje reagoi edhe Policia e Kosovës të cilët bëjnë me dije se rreth orës 18:00 u njoftuan se në një banesë në Prishtinë një person kishte humbur jetën.

“Sot rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në një banesë në lagjen Arbëria në Prishtinë. Viktimë në këtë rast është një mashkull (1983), vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.

Hetuesit policor në koordinim me prokurorin po ndërmarrin të gjitha veprimet e duhura që do t’i kontribuonin hetimit të ngjarjes”, tha më herët zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Vlora Ahmeti.

Sakaq, policia është duke punuar për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje, ndërkohë deri më tani nuk dihet ende shkaku i vdekjes. Në orët në vijim priten më tepër detaje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles