Tuesday, May 26, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Gjyqi për vrasësin e boksierit shqiptar Besar Nimani, Identifikohet autori i sulmit me armë zjarri para gjykatës në Gjermani

Është identifikuar autori i sulmit me armë zjarri, e cila ndodhi ditën e djeshme pranë gjykatës në Gjermani, ku po mbahej gjyqi për vrasjen e boksierit shqiptar, Besar Nimani.

Sipas gazetës Bild, shprehen se autori i sulmit ku mbetën të plagosur vëllai dhe babai i vrasësit të Besar Nimanit është Berat Nimani, vëllai i boksierit të ndjerë.

Gjithashtu, policia gjermane ka shpallur në kërkim Berat Nimani, të cilët kanë publikuar foton e tij dhe paralajmërojnë qytetarët të tregojnë kujdes pasi autori paraqet rrezikshmëri, pasi ka me vete armën e sulmit.
Sakaq, nga grupi hetimor dyshohet se vrasja ka ndodhur për motive të gjakmarrjes.

Kujtojmë se ngjarja ndodhi ditën e djeshme ku babai dhe vëllai i autorit të vrasjes së boksierit shqiptar Besar Nimani, kanë qenë shënjestra e atentatit jashtë godinës së gjykatës së Bielefeld në Gjermani.

Bild raporton se të dy, babai dhe vëllai i të pandehurit Huseyin Akkurt kanë mbetur të plagosur, një prej tyre në gjendje të rëndë për jetën.

Besar Nimani u vra më 9 mars 2024 në qytetin e Bielefeldit ku dy burra i prenë rrugën dhe e qëlluan për vdekje me të paktën 16 plumb. Në lidhje me vrasjen është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i të pandehurit, Aymand Dawoud Kirit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles