Vëllai i Madh ka dërguar një zarf të zi për Gjestin, si pasojë e shkeljes flagrante të rregullave.
Pas spekulimeve dhe diskutimeve të shumta në rrjete sociale mbi faktin se banori kaloi murrin e shtëpisë, produksioni ka konfirmuar këtë ngjarje me një vendim zyrtar, të komunikuar përmes zarfit të zi, i cili u lexua nga Kelly para gjithë banorëve.
Përmbajtja e zarfit të zi:
“Banorë, Vëllai i Madh ju njofton se Gjesti ka shkelur rregullat duke kaluar murin e oborrit. Ai është hedhur në rrethimin e dytë brenda perimetrit të shtëpisë, i cili është po ashtu 24 orë nën monitorimin e kamerave dhe stafit të sigurisë. Vëllai i Madh e ka rikthyer Gjestin menjëherë brenda pasi ai është siguruar se gëzon shëndet të plotë. Të shtunën në ‘live’ do të njoftoheni për detajet dhe vendimin e marrë”.
Ky vendim tregon qartë se produksioni ka marrë seriozisht veprimin e reperit nga Peja, megjithëse ende nuk dihet se çfarë mase do të merret kundër tij.
Sipas rregullave të formatit, kalimi i perimetrit të shtëpisë përbën një shkelje të rëndë, e cila në rastet e mëparshme ka sjellë përjashtime të menjëhershme.





