E teksa duhen edhe disa muaj nga ditëlindja e saj, moderatorja Arbana Osmani ka filluar me kërkesat për dhurata.
Kërkesa e parë mesa duket qenka për bashkëshortin e saj, Eduartin, dhe të themi të drejtën është dhe paksa e “kripur”.
Në llogarinë e saj në Instagram, Arbana ka publikuar një foto ku shihet teksa ka provuar një palë këpucë Christian Louboutin të cilat kushtojnë mbi 6 mijë dollarë. Këtë foto moderatorja e ka shoqëruar dhe me një kërkesë publike për bashkëshortin e saj.






