Sunday, April 26, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Sytë e Ergi Bardhollarit, pasqyra e Beauty Fair Albania 2025

Sytë e Ergi Bardhollari janë një pasqyrë e përsosur e elegancës dhe bukurisë, dhe askush tjetër më mirë se ajo nuk mund ta përfaqësonte Beauty Fair Albania 2025 me temën “Në qiellin shtatë!”.

Me një karrierë të pasur ndërkombëtare, Ergi ka ngritur lart, plot stil dhe dinjitet emrin e modës shqiptare nëpër botë, duke sjellë përvoja të paharrueshme në Shtetet e Bashkuara, Europë dhe Azi.

Ajo ka shkelur pasarelat më prestigjioze dhe ka qenë pjesë e kompanive të njohura si ato të Dolce & Gabbana dhe Elisabetta Franchi.

E ashtu sikurse çdo vit tjetër, Beauty Fair Albania ka zgjedhur ajkën e bukurisë shqiptare.

Ergi, është zyrtarisht imazhi i panairit të së bukurës, gati për t’iu tërhequr në një eksperiencë të paharrueshme, ku sharmi, kozmetika, teknologjia dhe kujdesi ndaj vetes “prek qiellin” duke arritur përsosmërinë e Venusit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles