Të gjithëve ju që iu ka munguar, kemi një lajm të mirë. Luana Vjollca do të kthehet sërish në ekran si moderatore.
BeautyFair Albania Magazine mëson se Luanën do e shohim në Vizion Plus, ku i kanë besuar spektaklin e “Ferma Vip”.
Luana ishte përfolur për drejtimin e Big Brother Vip Albania, pas largimit të Arbana Osmanit, por thashethemet ranë poshtë, kur vetë Luana njoftoi ikjen nga TCH. Për herë të parë pas shumë vitesh, Luana u zhvendos nga Topi në televizionin Klan, me dy programe të ndryshme; “Love Island” dhe “ZemërLuana”.
Që atëherë ajo ka publikuar disa këngë, por asnjë projekt televiziv apo njoftime për to. Së fundmi Luana është bërë pjesë dhe e tregut të modës, me një linjë të veshjeve intime.





