Vserlo ka patur debate të ashpra me Livia Brungën, ku edhe mes tjerash u komentua me të madhe me një fjali që i tha.
Kjo u bë virale në rrjete sociale duke dënuar këtë shprehje të Vserlos, si një gjë që nuk duhet thënë.
I njëjti ia përmend familjen, ku i tha se nëna e saj u nda nga babai i saj pasi ka hy në mes të çifteve.
“O Livia ti që përmend mamin, po ty si të ka mësuar mami të hysh në mes të çifteve”, i tha ai.
Tutje shtoi: “Mami yt hynte mes çifteve prandaj u nda nga babai yt, prandaj u nda mami yt nga babai yt se hynte mes çifteve”.
Kjo deklaratë e pahijshme u komentua edhe nga Jul Deda, i cili tha: “Ky tipi e ka keqkuptuar komplet Big Brotherin. Skandaloz komplet. Kurrë nuk e kisha dëgjuar më përpara këtë lloj ofendimi ndaj një vajze”.





