Friday, May 1, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Sa flokë është normale të humbasim gjatë një dite

Flokët janë një nga elementët e pamjes sonë që na ndikon shumë në pamjen e jashtme, ndaj ne kujdesemi vazhdimisht për shëndetin e tyre. Megjithatë, ato mund të bëhen një shqetësim real dhe i përditshëm kur fillojnë të bien.

Nga se shkaktohet zakonisht rënia e flokëve

Kjo humbje është shpesh për shkak të faktorëve, siç pohojnë ekspertët, si nivelet e ulëta të hekurit në gjak, stresi dhe ankthi kronik, ndryshimi i menjëhershëm i zakoneve dietike, madje edhe komplikimet në funksionin e tiroides. Megjithatë, rënia e flokëve është ende një proces normal i trupit, i cili nuk duhet t’ju shkaktojë stres.

Sa flokë është normale të humbasim gjatë një dite

Sipas Akademisë Amerikane të Dermatologjisë, konsiderohet normale që një person të humbasë pesëdhjetë deri në njëqind qime në ditë. Kjo rënie e flokëve ka të ngjarë të pësojë disa ndryshime në varësi të sezonit. Në pranverë ose në vjeshtë, rënia e flokëve është më intensive, por kjo nuk është shqetësuese.

Megjithatë, nëse mendoni se rënia e flokëve tuaja nuk është normale pavarësisht periudhës, duhet të konsultoheni me një specialist, konkretisht me një dermatolog, i cili do të vlerësojë situatën.

Disa këshilla për të minimizuar rënien e flokëvë

Larja e flokëve: Përdorni shampo dhe produkte të tjera që janë miqësorë me flokët dhe pa kimikate të forta. Larja e flokëve me ujë të ngrohtë dhe masazh i butë i skalpit mund të ndihmojë në përmirësimin e qarkullimit të gjakut dhe ndihmon në forcimin e flokëve.

Shmangia e nxehtësisë: Përdorni sa më pak pajisje nxehtësie, si pjastra apo masha, si dhe shmangni trajtimet kimike të shpeshta që mund të dëmtojnë strukturën e flokëve.

Një dietë e pasur me vitamina dhe minerale: Ushqimi i pasur me vitamina si biotina, vitamina B dhe C, si dhe minerale si hekuri dhe zinku, mund të kontribuojnë në forcimin dhe rritjen e flokëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles