Tuesday, April 28, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Nuk kishte ndodhur kurrë më parë, opinionistët zgjedhin këta dy banorë për t’i çuar në televotim kokë me kokë

Në spektaklin e së martës mënyra e televotimit ka qenë në një formë krejtësisht tjetër.

Pra, kjo ka ndodhur për herë të parë në Big Brother të Shqipërisë, ku opinionistët duhet të zgjedhin banorët për të çuar në nominim.

Një gjë e tillë ka ndodhur në formate të tjera të ngjashme si në ‘Grande Fratello’ të Italisë.

Secili nga opinionistët, në këtë rast Arbër Hajdari dhe Neda Balluku, duhej të zgjidhnin nga një banor nga grupet që janë krijuar në shtëpi, një nga divani blu dhe një nga ai i kuq.

Arbëri zgjodhi Loredanën pasi theksoi se kur është në nominim krijon situata dhe është më aktive.

E Neda nga grupi tjetër zgjodhi për të çuar në nominim Livia Brungën, si konkurrenten më të rrezikuar.

Pritet të shihet se cila nga vajzat do të dalë nga ky televotim kokë me kokë

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles