Sunday, April 26, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Agravon debati, Gerta lag me ujë Rozanën: Shko merr ilaçet

Një debat i fortë ka shpërthyer mes Gertës dhe Rozanës në dhomën e grimit, ku në një moment është përfshirë edhe Valbona, duke bërtitur.

Situata vijoi më tej kur Gerta shkoi drejt dushit për t’u larë, ndërsa Rozana e ndoqi nga pas.

Përplasja verbale u tensionua kur Gerta i tha Rozanës: “Merri ilaçet”, ndërsa kjo e fundit u përgjigj se ato i merr për shtatzëni.

Foto: Screenshot/YouTube

Në kulmin e debatit, Rozana i tha Gertës: “Kësaj here do të dalësh me zarf të zi”, duke lënë të kuptohet për një penalizim të mundshëm.

Pavarësisht se Gerta u fut në dush dhe i kërkoi Rozanës të largohej, kjo e fundit nuk u tërhoq.

Foto: Screenshot/YouTube

Në një moment, Gerta e spërkati Rozanën me ujë në fytyrë, duke e lagur plotësisht.

Rozana i kërkon Gertës të fshinte fytyrën me një peshqir, por Gerta nuk reagoi dhe vazhdoi dushin.

Pas këtij tensioni, Rozana u pa e përlotur, duke lënë të kuptohet se debati e kishte prekur emocionalisht.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles