Është organizuar një dasmë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Big Brother VIP Albania 4.
Joz Marku dhe Loredana kanë qenë çifti i përzgjedhur për të realizuar dasmën brenda.
Lori ka shkëlqyer në fustan nusërie dhe paraqitje të thjeshtë, derisa Jozi me një kostum elegant të zi.

“Sot keni vendosur të jetoni si burrë e grua”, nisi kështu fjala hapëse e Valbonës e cila ‘celebroi’ çiftin dhe i shpalli ata ‘burrë dhe grua’.
Lori dhe Jozi shkëmbyen unazat dhe puthje, ndërsa banorët e tjerë i uruan dhe festuan bashkë me ta.
Në këtë dasmë Laerti dhe Rozana nuk kanë marrë pjesë, pasi çifti nuk i ftoi.
Për t’i argëtuar banorët ishte ftuar grupi i famshëm shqiptar, “Fisnikët”, për të interpretuar hitet e tyre.
Kujtojmë dhe incidentin që ndodhi mes Gertës dhe Gjestit, ky banorja i hodhi alkool në sy.





