Një ngjarje e rëndë dhe e patolerueshme ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në shtëpinë e “Vëllait të Madh”.
Teksa e gjithë shtëpia po gëzon për dasmën e Loredanës dhe Jozit, dasmë e cila tanimë është kthyer në një traditë në Big Brother Vip Albania, ka qenë Gerta Gixhari ajo e cila i ka hedhur alkool në fytyrë Gjestit.
Teksa këngëtari ishte duke kërcyer, ai lagu me ujë Loredanën (skenë e cila nuk është tepër e qartë), ndërkohë gazetarja i është afruar dhe i ka hedhur gotën me alkool në fytyrë.
Kjo skenë deri më tani nuk është publikuar në faqen zyrtare të Big Brother Vip, por kanë qenë fansat ata të cilët kanë lënë komentet e tyre në videot e tjera duke kërkuar një zarf të zi për Gertën.
Pas këtij incidenti Gjestit i është dashur të largohet përkohësisht nga shtëpia për të marrë ndihmë mjekësore.





