Sunday, August 16, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Klajdi bën “lëmsh” banorët: Kam fjetur me një mashkull të panjohur dhe më ka pëlqyer

Dinamikat në “Big Brother VIP Albania” shtohen gjithnjë e më shumë.

Banorët po argëtohen me lojërat dhe sfidat e dhëna nga “Vëllai i Madh”, teksa loja e radhës shkaktoi befasi. Ajo konsistonte në gjetjen e 2 të vërtetave dhe 1 gënjeshtre nga Rozana, Klajdi, G Bani dhe Gjesti tek njëri-tjetri.

 

 

Tre fjalitë që Klajdi kishte shkruar, shkaktuan të qeshura dhe habi tek pjesa tjetër, ndërsa nuk vonuan për të gjetur përgjigjet e sakta.

“Kam fjetur me një mashkull të panjohur dhe më ka pëlqyer; Kam shitur banane dhe thana te ura Goricës; Kam bërë operacion për zgjatjen e penisit,” janë fjalitë e Klajdit.

Gënjeshtra ishte fjalia “Kam bërë operacion për zgjatjen e penisit”, ndërsa të vërteta ishin dy frazat e tjera. Por fjalia “kam fjetur me një mashkull dhe më ka pëlqyer”, shkaktoi mjaft të qeshura dhe habi tek Gjesti dhe Rozana, të cilët kërkuan të dinin më shumë mbi këtë situatë.

Klajdi e ka sqaruar menjëherë këtë fjali me të qeshura duke thënë se ka fjetur me Laertin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles