Saturday, August 15, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

“Dhurata më e bukur”, aktorja e famshme turke dhe futbollisti prindër për herë të parë

Aktorja bukuroshe turke Melisa Asli Pamuk dhe futbollisti i Kombëtares turke, Yusuf Yazici janë bërë prindër të një djali.

Lajmin e kanë ndarë për ndjekësit vetë çifti me një foto të këndshme teksa dora e vogëlushit ka kapur atë të babait të tij. Gjithashtu ardhja e fëmijës së tyre në jetë, ka ndodhur në një ditë të veçantë për çiftin pasi sot është ditëlindja e Yusuf.

Tashmë aktorja dhe futbollisti do të kenë një arsyje më shumë për të festuar këtë ditë të veçantë.

Melisa dhe Yusuf Yazici kurorëzuan martesën e tyre vitin e kaluar në fshehtësi të plotë në qytetin e dashurisë në Paris. Në shtator të vitit të kaluar aktorja postoi foto me barkun e rumbullakosur duke ndarë kështu lajmin e gëzueshëm me të gjithë ndjekësit e saj.

“Dhurata më e bukur”, aktorja e famshme turke dhe futbollisti

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles