Fituesi i “Big Brother VIP Kosova 3”, Drilon Rama ka bërë disa deklarata në lidhje me Sara Kolamin dhe marrëdhënien e tyre.
Pritshmëritë se ata do krijonin një lidhje romantike brenda BBVK ishin të mëdha, por kurrë nuk ndodhi.
Driloni në një video live është shprehur se Sara nuk është për të sepse është materialiste.
“Sara në Komoran nuk vjen, nuk është vendi i Sarës. Ajo është klas e lartë, materialiste”, – u shpreh ai.
Driloni ka folur edhe për lojën e Gjestit në Big Brother të Shqipërisë, duke thënë se duhet ta përkrahim të gjithë. Më herët Driloni është shprehur se ka fituar çmimin e madh me 700 mijë vota dhe nuk e ka blerë.
“Nuk i kam unë milionat që me ble fitoren. Ishin mbi 700 mijë vota”, tha ai





