Federata e Futbollit ka organizuar këtë të hënë edicionin e tretë të mbrëmjes Gala “Topi i Artë 2024”. Spektakli më i madh i futbollit shqiptar u mbajt në Teatrin e Operas dhe Baletit.
Spektakli iu kushtua arritjeve të futbollit shqiptar dhe suksesit të ekipit kombëtar në finalet e Europianit “Gjermani 2024”.
Kjo mbrëmje gala u prezantua nga bukuroshja Almeda Abazi. Në krahët e Ardit Gjebreas Almeda i ka dhënë më tepër dritë këtij eventi mjaft të rëndësishëm në botën e futbollit shqiptar.





