Ish-reperi Feronit Shabani, i njohur me emrin “Fero”, ka qenë në qendër të vëmendjes kohët e fundit, për akuzat që ka ngritur ndaj ish-bashkëshortes së tij, Arbenita Ismajli ku sipas tij, kjo e fundit nuk e lejonte të takonte vajzën e tyre, Ninën.
Mirëpo, Fero ka shokuar publikun teksa mes këtyre trazirave ka treguar se është në një marrëdhënie romantike dhe ndihet marrëzisht i dashuruar.
Megjithatë ai është treguar i kujdesshëm duke mos e zbuluar indetitetin e vajzës që ka në krah.
I ftuar në “The Way Elite” ish-reperi rrëfeu se është i dashuruar duke shtuar se askush më shumë se ai nuk është romantik.
“Jam i dashuruar, me të thënë të drejtën nuk ma kishte marrë mendja se do dashurohesha kaq shpejt, por jam dashuruar si kurrë më parë. I sfidoj të gjithë meshkujt shqiptar se askush nuk është më romantik se unë,” u shpreh Fero ndërsa shtoi se: “Tani do ju bëj ‘disse’ për romantizëm”.





