Stresi ka ndarë një pjesë të ndjeshme të tij në lidhje me ish-bashkëshorten e tij, Kejsin.
Gjatë një interviste të fundit, ai theksoi ëndrrën e tij për të ndërtuar një familje të qëndrueshme, ndërsa fliste për lidhjen e tij me Xhenetën, ish-bashkëshorten e tij. “Ëndrra ime është me u bë familjar. Muzika ka qenë ëndrra ime, dhe e kam realizu. Kam arritë sukses. Unë ku kam hy, kam fitu,” është shprehur Stresi, duke e vendosur muzikën në qendër të jetës së tij.
Ai vazhdoi të flasë për Kejsin duke e përshkruar atë si një vajzë të jashtëzakonshme. “Sot e gjithmonë do të kem respekt për të. Humbja që erdhi për ne është një dështim i imi, sepse ajo ka qenë e mrekullueshme,” tha ai, duke reflektuar mbi marrëdhënien e tyre.





