Tuesday, April 28, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

“Një ushtar, nuk gjeti lule dhe më solli çaj mali”, Julia Ilirjani zbulon historitë interesante që i rrëfehu Parashqevi Simaku

Aktorja e njohur shqiptare, Julia Ilirjani, ka qenë e ftuar në podcastin e vajzës së saj, Renee Reffo.

Aty mes shumë temash, Julia ka thënë se Parashqevi Simaku i ka treguar për gjithçka kur aktorja ishte në Amerikë dhe u takuan.

Julia zbulon se e ka pyetur Parashqevinë për koncertet që ajo bënte nëpër qytetet e Shqipërisë para se të largohej drejt Amerikës.

“Një rast tjetër ishte në Vlorë. E pyeta si të komplimentonin në Vlorë? Sa e mirë je moj Parashqevi, edhe motër të të kisha do të të kisha… (qesh) Një tjetër rast në Ersekë tregoi që një ushtar s’kishte mundur të gjente lule, më solli një tufë me çaj mali. Ndërsa në Shkodër, ishin mbledhur shumë njerëz e më shumë njerëz kishte jashtë pallatit ku do mbahej koncerti, sesa brenda. Pasi donin të gjithë ta shikonin. Dhe koncerti u bë në stadium. Në një moment- tha- vjen një grua drejt meje dhe me kap tek dhëmbët sikur do mi shkulte dhe drejtohet nga publiku: I ka të vërtetë”, tregoi Julia.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles