E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë ish-banorja e “Big Brother VIP 4”, Arsida Çerpja. Ajo bëri bujë pas daljes së saj për shkak të një kallëzimi që vendosi të ngrinte ndaj G-Banit, për ofendim dhe shpifje ndaj saj. Por së fundmi, pas përballjes me banorin në prime-in e së shtunës, Arsida vendosi që ta tërhiqte padinë. Por po ashtu, Arsida ka dhënë disa detaje nga jeta e saj personale…
Divorci është i tmerrshëm sepse është një lloj ndarje, sidomos kur ke shumë vite. Nuk ndahesh thjesht nga partneri, duhet të ndahesh dhe nga ai version yt që ke ndërtuar në këto vite. Divorci është i tmerrshëm, por të jesh e divorcuar jo. Në momentin që ti e pranon si fakt, kërkon të kuptosh çfarë ndodhi, pse ndodhi dhe avash avash i jep kohë vetes që ta elaborosh.
Pse ndodhi divorci?
Është diçka që nuk dua ta ndaj sepse nuk dua të përfshij persona të tjerë.
A ruan raport sot me të?
Minimal, për sa i përket fëmijëve.





