Pak pas mesnatës në kryeqytet u mbajt ditëlindja e më të bukurës, Jori Dellit. Ajo mbushi plot 30 vjeç e sigurisht në këtë përvjetor nuk kishte si të mungonte një super festë bombë!
Të gjithë njerëzit që Jori i donte ishin aty! Duke filluar nga prindërit e saj, te njeriu i zemrës e deri te miqtë dhe të afërmit të cilët kanë qenë gjithmonë krah saj, si në ditë të mira po ashtu dhe në ato të këqija.
E sikundër jemi mësuar që çdo ditëlindje, personi që gëzon të “llastohet” me dhurata dhe urime, këtë radhë Jori kishte menduar një dhuratë aq sa të thjeshtë, por dhe të bukur për të ftuarit.
Një palë shapka! Po, po e dëgjuat mirë! Një palë shapka për të zbathur takat e këpucët dhe për të kërcyer deri në limite!
Një ide gjeniale mendojmë ne. Ndoshta, mund ta “vidhni” si ide nga influencerja juaj për ditëlindjen e radhës!







