Barack Obama i uroi ditëlindjen “dashurisë së jetës së tij” Michelle, duke dashur t’i jepte fund njëherë e mirë thashethemeve të divorcit.
“Gëzuar ditëlindjen dashurisë së jetës sime, Michelle Obama. Ti e mbush çdo dhomë me ngrohtësi, mençuri dhe humor. Jam shumë me fat që mund të kaloj aventurat e jetës me ty. Të dua!” i shkroi Obama në platformën X.
Bashkë me mesazhin, Obama ka postuar edhe një foto të pa publikuar më parë, ku çifti pozon të buzëqeshur dhe të kapur për dore.
“Të dua zemër,” shkruan Michelle.





