Monday, April 27, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Përzgjedhja e finalistëve të BBVK, Juliana Nura sulmon sërish Olsa Muhametin: Jo gjithçka shkon sipas votave

Finalistja e edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova, Juliana Nura, ka reaguar pas shpalljes së pesë finalistëve të sezonit të tretë të këtij formati, duke ngritur pyetje mbi mënyrën e përzgjedhjes së tyre.

Në finale shkuan Driloni, Sara, Xuxi, Vullneti dhe Xheneta, ndërsa befasi e mbrëmjes mbeti eliminimi i dy konkurrenteve të forta, Drenusha Latifi dhe Gresa Gashi, të cilat ishin ndër të preferuarat e publikut.

Përmes një videoje të publikuar në InstaStory, Juliana shprehu habinë dhe zhgënjimin e saj për këtë rezultat: “Për mua ishte shumë çudi që Drenusha dhe Gresa nuk shkuan në finale. Për mua, finalistët do të ishin Vullneti, Drenusha, Gresa, Driloni dhe definitivisht Xheneta ose njëri nga të tjerët. Dhe që dalin këto dyja, por ne e dimë në Big Brother qysh shkojnë situatat, jo gjithçka është me… nuk e di a guxoj me tregu. Por e kam thënë edhe në intervista se jo gjithçka shkon sipas votave. Kështu që iu dua shumë”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles