Më 17 Janar do të jetë premiera e filmit më të ri të regjisorit Eduart Grishaj, “Pasaporta”. Filmi do të jepet në të gjitha kinematë si në Kosovë dhe në Shqipëri.
Përpos kësaj gjithashtu do të ketë një tur nëpër botë ku filmi do të promovohet. “Pasaporta” do te jetë në Europë, Kanada dhe sigurisht në SHBA.
Me një kast aktorësh të njohur si dhe me pjesmarrjen e Arbana Osmanit , filmi është i bazuar në ngjarje të vërteta. Gjithashtu dhe me një kolon zanore nga Ylli Limani, jemi tepër kurioz sesi Eduarti ka mundur të përcjell këto ngjarje të vërteta në një film shqiptar modern. Mos e humbisni , nxitoni të rezervoni biletat tuaja!





