Sunday, April 26, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Beniada vjen me emisionin më të ri, çdo pasdite do të jetë me ne!

Beniada, vajza e bukur jashtë dhe brenda në shpirt, arriti që në momentin e parë të bënte për vete zemrat e shqiptarëve.

Për publikun shqiptar Beni u bë e njohur falë formatit Big Brother Vip Albania. Gjatë qëndrimit të saj në shtëpi, ajo na tregoi që përveçse është një vajzë rrëzëllitëse, është dhe mjaft e zgjuar dhe besnike kur vjen puna të njerëzit e zemrës së saj dhe miqtë.

E kujt më mirë mund t’i rrinte një format i ri televiziv dedikuar miqve përveç Benit? Nga e hëna, nesër, bukuroshen do e shohim në ekranin e RTSH1 me emisionin e saj më të ri “Miqtë e pasdites”.

Me një kafe para dhe televizorin te RTSH1 çdo pasdite, nga ora 05:00 do të jetë padyshim nën shoqërinë e Beniadës!

“Po mendoj që gjëja më e rëndësishme në jetë janë miq. Ndaj do të takohemi së bashku nga e hëna deri në të premte në orën 5:00 të Miqtë e pasdites në RTSH 1”, ka thënë ajo në spotin e emisionit të saj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles