Këngëtarja Rozana Radi ka përmendur shumë herë brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania” se është në një marrëdhënie të konsoliduar disa vjeçare.
Bëhet fjalë për Shpëtim Karakushin, një oficer i policisë gjyqsore. Çifiti e kanë zyrtarizuar marrëdhënien e tyre me një fejesë në vitin 2018 por asnjëherë nuk ka patur një foto publike nga ata të dy por vetëm sekuenca të shkëputura nga udhëtime e hapësira publike tëksa kanë qenë të shoqëruar me njëri-tjetrin.
Rozana është pyetur dhe më parë për raportin e saj me partnerin por ajo ka shprehur se ai nuk i përket botës së televizionit dhe as nuk dëshiron që të bëhet një person publik.





