Dua Lipa është ndër yjet britanikë që ka qenë e detyruar të largohet nga Los Angeles për shkak të zjarreve që kanë përfshirë zonat e Pacific Palisades dhe Hollywood Hills.
Bilanci tragjik i viktimave ka arritur në 10, ndërsa rreth 10,000 ndërtesa janë shkatërruar. Ndër të prekurit nga zjarret janë edhe emra të njohur si Paris Hilton, Denise Crosby dhe Milo Ventimiglia, të cilëve u janë djegur shtëpitë.
“Absolutisht shkatërruese dhe të frikshme këto ditë në LA. Po mendoj për të gjithë miqtë dhe njerëzit që u detyruan të evakuohen nga shtëpitë e tyre”, shkroi Dua.
![]()





