Friday, May 1, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

“Fenomeni Gjesti”, konkurrenti kap shifra “të frikshme” në Instagram

Besart Kelmendi i njohur në publik si Gjesti, është personazhi më i komentuar i ditëve të fundit, pas kalimit të tij në Big Brother VIP Albania.

Hyrja e tij e befasishme në spektaklin e BBVA 4 ka bërë bujë të madhe, për faktin se askush nuk e kishte pritur një vendim të tillë.

Gjesti, përveç se i komentuar shumë ka shënuar rritje të madhe të ndjekësve në Instagram. Ai tashmë ka mbi 315 mijë ndjekës në këtë platformë, një rritje tej normave krahasuar prej katër javëve të kaluara kur kishte pasur 121 mijë.

Pra, gjatë kësaj periudhe ai ka fituar rreth 200 mijë ndjekës.

Përveç kësaj, deklarata e tij e bujshme: U kry çdo sen”, është bërë virale në rrjetin social TikTok. Ai gjithashtu ka një bazë të madhe të fansave edhe në këtë platformë.

Gjesti u eliminua të hënën nga Big Brother VIP Kosova nga nominimi kokë më kokë me Drilonin. Nuk shkuan as edhe 24 orë dhe këngëtari iu bashkua spektaklit Big Brother VIP Albania

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles