Tuesday, May 5, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Dafina Zeqiri shtatzënë për herë të parë? Video që po bën namin në rrjet

Në koncertin e saj të fundit, këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri ka tërhequr vëmendjen e fansave dhe publikut, teksa është parë me një bark disi më të rrumbullakosur, duke shtuar kështu spekulimet se mund të jetë në pritje të ëmbël.

Komentuesit në rrjetet sociale kanë vënë re këtë detaj, duke ngritur pyetjen nëse Dafina dhe partneri i saj, Kreshnik Gjergji, po presin fëmijën e tyre të parë. Lajmi se këngëtarja mund të jetë shtatzënë po qarkullon me shpejtësi, ndonëse deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim nga ana e saj apo e partnerit të saj për të konfirmuar ose përgënjeshtruar këtë zë.

Kjo nuk është hera e parë që emri i Dafinës përflitet për një shtatzëni. Në muajin prill të vitit të kaluar, u raportua se këngëtarja ishte në pritje të një djali. Shkak për spekulimet u bë një postim i saj në Instagram, ku Dafina shfaqej duke pozuar para pasqyrës dhe kishte shkruar “Mama e ardhshme”, duke nxitur komente nga fansat e saj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles