Friday, May 15, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Njihet si Xum Allushi, por a e dini emrin e vërtetë të banorit të BBV

Personazhi i njohur i rrjeteve sociale, Xum Allushi, është tashmë një ndër banorët më të përfolur të shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”.

Ai iu bashkua këtij reality show më 21 dhjetor, së bashku me 15 konkurrentë të tjerë, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut.

Siç ndodh shpesh me personazhet që bëhen pjesë e një formati kaq të ndjekur, edhe Xumi ka ngjallur kureshtje për jetën e tij, si profesionale ashtu edhe private.

Një nga detajet që ka ngjallur interes të madh është emri i tij i vërtetë. Nëse deri tani ai njihej nga të gjithë si Xumi i rrjeteve sociale, pak veta e dinin se emri i tij i vërtetë është Gëzim Allushi.

Megjithatë, pseudonimi “Xum” është bërë sinonim i personalitetit të tij, duke e bërë një emër të dashur për ndjekësit e tij ndër vite.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles