Friday, May 15, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Zhaklin Lajkatari ka dy fjalë për praninë e Amber në Big Brother: Një hap i rëndësishëm drejt normalizimit

Për herë të parë në BBVA, një nga banoret është pjesë e komunitetit LGBTQ+.

Amber Candy është gruaja transgjinore e cila ka vendosur të ‘thyejë’ çdo tabú që ende ekziston në vendin tonë e duke marrë përsipër çdo paragjykim të mundshëm të shoqërisë në një eksperiencë unike 24/7 para kamerave e syve të publikut.

Lidhur me këtë, ka reaguar Zhaklin Lekatari e cila përfshirjen e Amber në BBV si një hap të rëndësishëm drejt normalizimit të diversitetit gjinor dhe promovimit të një shoqërie më gjithëpërfshirëse.

“Perfshirja e nje gruaje transgjinore ne nje
platformë si Big Brother eshtë një hap i rëndësishëm drejt normalizimit të diversitetit gjinor. Kjo ndihmon në luftimin e paragiykimeve, nxit diskutime për të drejtat LGBTQ+ dhe frymëzon komunitetin transgjinor te jetë krenar për identitetin e vet. Ky lloj perfaqësimi promovon një shoqëri me të hapur dhe gjithëpërfshirëse, duke edukuar shikuesit për te respektuar dhe pranuar ndryshimet.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles