Festivali i 63 i Këngës në RTSH mund të themi pa diskutim që ishte një magji e vërtetë. Përveç këngëve me mesazh dhe të “qepura” në çdo detaj, ajo që këtë vit ra në sy ishte dhe kurimi i skenës së Pallatit të Koncerteve.
Me një atmosferë të jashtëzakonshme, ngjyra, drita e audio të ndërlidhura më së bukuri me njëra- tjetrën ‘’Kuadr events” çoi në një tjetër nivel skenën për të gjitha netët e Festivalit.
E gjithë skenografia e Festivalit iu besua më të mirëve, “Kuadr events”, Kostika Gjylametit dhe Albit të cilët nuk realizuan thjesht një koncert, por krijuan ndjesi dhe emocion jo vetëm për pjesëmarrësit në sallë, por edhe për të gjithë teleshikuesit.





