Mbreti Charles III dhe Mbretëresha Camilla kanë vizituar një lagje verilindore të Londrës për të takuar përfaqësues të komunitetit të cilët ofrojnë ndihma dhe mbështetje për refugjatët në Britani.
Gjatë vizitës së tyre, Mbretëresha dhuroi 25 lodra për Qytetarët e Mbretërisë së Bashkuar, për t’i dërguar fëmijëve që jetonin në hotelet e azilit, dhe një donacion në emër të mbretit që do të përdoret për ushqime.
Në një moment Mbreti i Britanisë së Madhe, Charles III është ndalur në tryezën ku ndodheshin shtetase shqiptare.





