Ka nisur Big Brother Vip 4! E ashtu si dhe tradita e do në çdo sezon fillimisht u hapën dritat e shtëpisë ku çdo dhomë, e çdo cep i cili do na shoqërojë për tre muaj, ishte madhështor.
Prezantuesi i këtij formati, Ledion Liço hapi këtë reality show duke iu drejtuar shqiptarëve se sa shumë e kishte marrë malli dhe duke falenderuar “Top Channel”, që i besuan sërish prezantimin e emisionit më të madh në Shqipëri.
“Sa më kishte marrë për këtë studio, për këtë entuziazëm, për këtë publik. Shumë i lumtur falenderuar që Top Channel më zgjodhi për të vazhduar këtë rrugëtim në Big Brother Siç e tha dhe Sara Hoxha të cilës i uroj një sezon të fortë, vetëm unë dhe Arbër Hajdari nuk kam ndryshuar, çdo gjë tjetër është e re”, tha Ledioni.





