Wednesday, May 13, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Xhuli zbulon skenarin e Big Brother Kosova: Arsyeja pse dola, ishte Olsa!

    

Ish-banorja e “BBVK”, Juliana Nura, u rikthye për pak kohë në shtëpinë e famshme si pjesë e një gare kulinare mes banorëve. Por ajo u largua papritur, duke lënë ndjekësit të hutuar për arsyen e daljes së saj të menjëhershme.

Në një video të postuar më vonë, Xhuli zbuloi se vendimi për largimin e saj kishte ardhur nga producentja Olsa Muhameti.

“Arsyeja pse dola ishte sepse, sipas Olsës, unë kisha bërë shumë reklamë për bizneset e mia. Ajo vendos shumë gjëra në emision dhe kjo ishte arsyeja kryesore,” sqaroi Xhuli.

Ajo shtoi gjithashtu se sfidën e piteve e kishte fituar Drenusha, pasi pjatën e saj e kishte provuar në dhomën e rrëfimit.

Ky episod ka ngjallur diskutime mes fansave të spektaklit, të cilët janë ndarë mes mbështetësve të Xhulit dhe atyre që e shohin si një vendim të drejtë nga produksioni.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles