Pas rrëfimit prekës të Xuxit, ai ka treguar momentin që është takuar për herë të parë me vajzën pas 29 vjetësh.
Kiara është vajza e Xuxit që e ka me ish-gruan, të cilën ai e do shumë.
Ai ka folur edhe për migrimin në Gjermani, dhe sfidat që ka pasur atje të jetojë i vetëm.
“Nëna është shumë e shenjtë, gjithmonë më dhemb që nuk kam qenë aty. Rastësisht ka ndodhur njohja me ish gruan në Gjermani, jemi martuar 1992 dhe Kiara vajza ime lind, pasi lindi Kjara, raporti mes ish gruan ndryshuan rrënjësisht, e kam lënë vajzën tre muajshe”, vazhdoi Xuxi.
“Kur më kanë kthyer nuk kam mundur të shkel në atë shtet për 10 vite, më është dashtë të pres 29 vite për të takuar Kjarën”.





