Monday, May 11, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Rrëfehet vëllai i Parashqevisë: Çova amanetin e nënës në vend

Më sytë në lot, vëllai i Parashqevi Simakut, ka folur sërish për Top Channel, këtë herë për emisionin Top Story.

Arbeni tregoi se gjetja e motrës së tij, është një amanet i çuar në vend për nënën e saj që iku nga jeta me sytë e zemrën pas, duke e kërkuar.

“Jam shumë i emocionuar, sot ndihem aq i lumtur aq i gëzuar që nga njëherë dhe fjalët nuk të dalin dot, vetëm për arsye që unë sot komunikova me motrën time me kamera, dhe falënderoj Ilirianin.

Kishim shumë kohë pa folur, nuk e mbaj mend sa… e njoha direkt, por ngela i trishtuar, sepse mënyra sesi e komentuan atë që mund të kishte shumë mënyra të tjera, por ishte një që më shkaktoi shumë dhimbje dhe shumë stres.

Ma la amanet deri ditën e fundit dhe sot ajo është e çliruar dhe fle e qetë. Unë tani edhe të vdes, çova amanetin e nënës time sepse ajo e ka pasur pikë të dobët, dy prindërit e mi”, u shpreh ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles