Sunday, May 10, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Ledri dhe Sara “kapen mat” në Tiranë (Foto)

Ledri Vula dhe ish-partnerja e tij, Sara Hoxha, janë parë së bashku në zemër të Tiranës, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e kalimtarëve në zonën e njohur të Bllokut. Takimi, i cili u zhvillua në Rrugën e Brigadave VIII, ka nxitur spekulime mbi marrëdhënien aktuale mes tyre.

Imazhet e publikuara nga Liberale.al tregojnë Ledrin duke mbajtur vajzën e tyre, Poem Blu, në krah, ndërsa Sara, me një buzëqeshje në fytyrë, mban një arush gjigand prej pellushi. Pamja e lumtur dhe e relaksuar e çiftit ka ngjallur pyetje nëse ky është një takim i zakonshëm për hir të vajzës së tyre, apo një shenjë e një afrimi të mundshëm mes tyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles