Reperi i njohur dhe i dashur nga publiku, Ledri Vula sapo paralajmëroi projektin e radhës.
Përmes një postimi në Instagramin e tij, Ledri ka njoftuar një projekt muzikor, ku pjesë e të cilit është dhe Dea Michel.
Dea shihet e veshur si infermjere, e pacienti i saj në këtë rast është vetë reperi. Infermjere, por jo dosido. Dea vjen tejet sensuale dhe moderne, gjë që tregon edhe një herë qasjen e saj ndaj modës dhe të bukurës, ku është përkushtuar kohët e fundit. Ajo qëndron mbi taka, veshur me “uniformë” të shkurtër, e buzë të kuqe.
Kaq mjafton për të bërë lidhjen me përshkrimin që vetë Ledri ka shkruar poshtë fotove në llogarinë e tij në Instagram.
+18 (mos e kqyr pa prind) shkruan reperi. Ne na mbetet të presim dhe pak, por jemi të sigurt që ky projekt do jetë padiskutim një super hit.






